Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me fenomenin e korrupsionit, duke e cilësuar atë si veprim tërësisht vullnetar dhe të qëllimshëm.
Në mesazhin e tij, Ramadani thekson se askush nuk mund të korruptohet me zor, duke nënvizuar se përfitimet e paligjshme, punësimet familjare apo favorizimet bëhen vetëm me vullnetin e individit. Sipas tij, përgjegjësia për korrupsionin nuk mund të zhvendoset tek të tjerët, por bie drejtpërdrejt mbi ata që zgjedhin ta praktikojnë atë.
Ai përdori edhe një gjuhë të ashpër kundër korrupsionit, duke paralajmëruar masa të rrepta ndaj atyre që, sipas tij, përfshihen në veprime korruptive.