Insajderi
Lajme

Pal Lekaj merr përkrahje masive në lagjen “Pjetër Bogdani”

Insajderi
21 December 2025 - 19:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pal Lekaj merr përkrahje masive në lagjen “Pjetër Bogdani”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka zhvilluar një takim mobilizues me banorët e lagjes “Pjetër Bogdani” në Gjakovë.

Në një atmosferë që ai e cilësoi si “vëllazërore”, Lekaj mori konfirmimin e familjeve të kësaj zone për rreshtimin e tyre krah AAK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lekaj, i cili në këto zgjedhje mban numrin 7, u shpreh se kjo lagje dhe familjet e saj të respektuara kanë qenë historikisht shtyllë e proceseve të rëndësishme, ndërsa tani janë bërë pjesë e rrugëtimit për ndryshimin e Kosovës.

“Sot në takim me banorë të lagjes “Pjetër Bogdani” në Gjakovë, me një mikpritje vëllazërore që kurrë nuk ka munguar. Familje shumë të respektuara të kësaj lagjeje janë rreshtuar fuqishëm krah Aleancës dhe ndryshimit për Kosovën. Kjo përkrahje masive e konfirmon fitoren e AAK-së dhe të numrit 129 më 28 dhjetor”, ka deklaruar Lekaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark