Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Pal Lekaj, ka përmbyllur aktivitetet e ditës me një takim mobilizues me Forumin Rinor të AAK-së në degën e Gjakovës.
Gjatë këtij takimi, Lekaj vlerësoi lart energjinë e të rinjve dhe rolin e tyre kyç në fushatën aktuale, duke i cilësuar ata si shtyllën kryesore të terrenit.
“Mbrëmjen e takimet sot i mbylla me forumin rinor të AAK-së në Gjakovë, këta djem të mrekullueshëm që janë krah nesh gjithandej në terren. Rinia e Kosovës ka potencial të madh, andaj ne duhet të angazhohemi që të ju krijojmë kushte për punë e zhvillim, që t’i mbajmë në Kosovë”, ka deklaruar Lekaj.
Lekaj bart numrin shtatë në listën zgjedhore të AAK’së.