Insajderi
Lajme

Plagoset një person në Ferizaj, policia jep detaje

Insajderi
22 December 2025 - 09:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Plagoset një person në Ferizaj, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është plagosur në Ferizaj mbrëmjen e së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor. Në raport thuhet se në drejtim të tij është shtënë me armë nga një i dyshuar, i cili është emër i njohur për policinë dhe është në kërkim, shkruan Insajderi.

Në vendngjarje janë gjetur tri gëzhoja, bën të ditur policia.

Njoftimi:

“Ferizaj / 21.12.2025 – 23:43. Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur pasi në drejtim të tij dyshohet se ka shtënë me armë i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari (i njohur për policinë) është në kërkim policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark