Insajderi
Zgjedhjet 2026

Bekim Sopaj merr mbështetje nga Komogllava, Gurëzi, Rakaj dhe Varoshi: Bashkë përpara!

Insajderi
22 December 2025 - 10:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bekim Sopaj merr mbështetje nga Komogllava, Gurëzi, Rakaj dhe Varoshi: Bashkë përpara!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Sopaj, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Komogllavës, Gurëzit, Rakajt dhe Varoshit.

Përmes një postimi në Facebook, Sopaj ka bërë të ditur se takimi është karakterizuar me mbështetje të madhe dhe energji pozitive, duke theksuar vizionin për zhvillim dhe një të ardhme më të mirë.

“Komogllavë, Gurëz, Rakaj dhe Varosh sonte u bëmë bashkë në një takim me qytetarët, me mbështetje të madhe dhe energji pozitive rreth vizionit për zhvillim dhe të ardhme më të mirë. Bashkë. Përpara”, ka shkruar ai.

Bekim Sopaj kandidon për deputet me numrin 104 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark