Insajderi
Zgjedhjet 2026

Besim Hasani falënderon mbështetësit pas shkrimit vlerësues për kandidaturën e tij

Insajderi
22 December 2025 - 10:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Besim Hasani falënderon mbështetësit pas shkrimit vlerësues për kandidaturën e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Hasani, ka falënderuar publikisht mbështetësit e tij, pasi ka shpërndarë në Facebook një shkrim vlerësues të autorit Asllan Dibrani – Luani.

Përmes postimit, Hasani ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e marrë, duke e shoqëruar reagimin me mesazhin: “Me gjithë zemër, falënderim dhe mirënjohje të përjetshme për ju, miqtë e mi”, si dhe me thirrje për mbështetje për PDK-në dhe kandidaturën e tij.

Shkrimi i shpërndarë potencon kontributin e Besim Hasanit në sport dhe shtetndërtim, veçanërisht rolin e tij si ish-kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, duke e cilësuar atë si një figurë me përvojë ndërkombëtare dhe kandidat serioz për Kuvendin e Kosovës.

Në tekst po ashtu rikujtohet njoftimi i kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, se Hasani do të garojë në listën zgjedhore të kësaj partie.

Besim Hasani kandidon për deputet me numrin 22 në listën e PDK-së, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 28 dhjetor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark