Insajderi
Insporti

Sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë

Insajderi
22 December 2025 - 10:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rejan Krasniqi, pingpongist i ri nga Ferizaj, është diskualifikuar në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Mal të Zi. Ngjarja ndodhi pasi që gjatë festës së fitores në finale, ai bëri simbolin e shqiponjës me duar.

Kjo u bë e ditur të dielën mbrëma nga klubi i pingpongut “Gani Maloku”, ku bën pjesë sportisti. Sipas klubit në fjalë, ngjarja ka ndodhur në turneun “Podgorica Open”, i zhvilluar në kryeqytetin e Malit të Zi.

Në njoftimin e klubit ferizajas, vendimi për diskualifikimin e Krasniqit u mor nga organizatori i turneut, menjëherë pas përfundimit të finales. Në videon e publikuar, i riu shihet duke festuar fitoren dhe duke bërë simbolin e shqiponjës drejt familjarëve dhe ekipit të tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark