Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka qëndruar mbrëmë në fshatin Doblibare, ku bashkë me banorët diskutoi për planin qeverisës të AAK-së dhe vizionin për Kosovën.
Lekaj tha se në gjithë rajonin e Gjakovës po vërehet një rritje e vazhdueshme e besimit qytetar ndaj programit të AAK-së, udhëheqjes së saj dhe politikave që, sipas tij, janë në shërbim të qytetarëve.
“Në Doblibare, mbrëmë, bashkë me banorët e këtij fshati, diskutuam hapur për planin qeverisës të Aleancës dhe vizionin tonë për Kosovën, me Ramush Haradinaj, Kryeministrin në ardhje. Gjithandej Gjakovës, çdo ditë e më shumë, po rritet besimi në programin tonë të qartë, në udhëheqje të vendosur dhe në politika që i shërbejnë qytetarit”, shkroi ai në Facebook.