Insajderi
Zgjedhjet 2026

Adnan Sogojeva falënderon bashkëluftëtarët e babait për mbështetjen politike

Insajderi
22 December 2025 - 13:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Adnan Sogojeva falënderon bashkëluftëtarët e babait për mbështetjen politike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Adnan Sogojeva, kandidat për deputet ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që po merr nga ish-bashkëluftëtarët e babait të tij, ish-komandantit të UÇK-së Abedin Sogojeva.

Përmes një postimi, Sogojeva e ka cilësuar këtë përkrahje si një krenari të veçantë dhe një përgjegjësi shtesë për angazhimin e tij politik, duke theksuar se besimi i tyre i jep forcë për të vazhduar rrugën e dinjitetit, drejtësisë dhe ndërtimit të një shteti që nuk i harron bijtë e vet.

“Sot, për mua është krenari e veçantë që shokët e babait tim, ata që luftuan për lirinë e këtij vendi, janë në mbështetjen time.

Ky besim më jep forcë dhe përgjegjësi për ta vazhduar rrugën e nisur: për dinjitet, drejtësi dhe një shtet që nuk i harron kurrë bijtë e vet.

Faleminderit Komandant Azem Syla, mik dhe bashkëluftëtar i babait tim ish-Komandant Abedin Sogojeva, ngase mbeshtetja e bashkëluftëtarëve të babait tim ka peshë të veçantë për mua”.

Bashkë. Përpara.

PDK130

BedriHamza1✅

AdnanSogojeva95✅


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark