Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Fetah Paçarizi, ka deklaruar se qyteti i Therandës është rreshtuar fuqishëm në mbështetje të fitores së PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.
Përmes një postimi publik, Paçarizi ka theksuar mobilizimin dhe unitetin e strukturave dhe qytetarëve rreth PDK-së, duke nënvizuar numrat zgjedhorë si simbol të kësaj mbështetjeje: PDK me numrin 130, kandidati për kryeministër Bedri Hamza me numrin 1 dhe vetë Fetah Paçarizi me numrin 89.
Ai ka vlerësuar se kjo përkrahje është dëshmi e besimit të qytetarëve në vizionin e PDK-së dhe në programin e saj për zhvillim, stabilitet dhe mirëqenie. Sipas Paçarizit, Theranda po dëshmon edhe një herë se është e gatshme të ecë përpara, e bashkuar drejt fitores.