Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur dhimbjen e saj për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit-Shemit, këngëtarit të grupit “Ilirët”.
Në reagimin e saj, Osmani deklaroi se lajmi për vdekjen e artistit është pritur me pikëllim të thellë, duke theksuar kontributin e jashtëzakonshëm që ai la në muzikën shqiptare përmes zërit dhe krijimtarisë së tij.
“‘Xhamadani vija vija’ mbetet një simbol i fuqishëm që vazhdon të lidhë emocione, histori dhe identitet”, u shpreh Presidentja.
Në fund, Osmani u përcolli ngushëllimet familjes së të ndjerit, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë komunitetit artistik, duke theksuar se largimi i Krasniqit përbën një humbje të madhe për kulturën dhe artin në Kosovë.