Rikthimi i papritur i Toneyt në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, vetëm pak ditë pas eliminimit, ka trazuar ujërat brenda dhe jashtë shtëpisë. Fuqia për të vendosur fatin e tij iu besua miqve të tij më të ngushtë – Benitës, Arditit dhe Labit – të cilët, pasi e vajtuan daljen e tij sikur të kishte ndodhur ndonjë tragjedi, vendosën unanimisht për rikthimin e tij.
Kjo lëvizje solli kundërshtime të hapura nga banorët si Londrimi, Hygerta dhe Klodi, por ishte Kushtrim Kelani ai që e vulosi situatën me komentin: “Me këtë logjikë ‘hyr-dil’, do të mbesim në Big Brother deri në korrik.”
Por, ndërsa Kushtrimi po e shprehte pakënaqësinë me sarkazëm brenda shtëpisë, llogaria e tij në Instagram (e menaxhuar nga familjarët/mbështetësit) ka bërë një reagim frontal.
Në postimin që po bën xhiro në rrjet, menaxhuesit e Kushtrimit kanë renditur disa pika të nxehta, duke kërkuar llogari publike:
Edhe pse reagimi ka marrë mbështetje, përfshirë edhe nga llogaria e Londrimit, në seksionin e komenteve vërehet një shqetësim tjetër.
Disa ndjekës kanë kritikuar këtë qasje të menaxhuesve, duke paralajmëruar se këto “luftëra” të hapura me produksionin nga jashtë, mund t’i kushtojnë rëndë Kushtrimit brenda.
Sipas tyre, ky antagonizëm mund të ndikojë negativisht në rrugëtimin e tij, duke e izoluar atë ose duke e vënë edhe më shumë në shënjestër të penalizimeve, pikërisht tani që loja po bëhet më e ashpër. /Prive By Liberta Spahiu