Insajderi
Lajme

45 milionë euro borxhe – KRU Prishtina kërkon rritje të çmimit të ujit

Insajderi
23 December 2025 - 13:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
45 milionë euro borxhe – KRU Prishtina kërkon rritje të çmimit të ujit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëdhënësja e Kompanisë rajonale të ujësjellësit Prishtina “KRU Prishtina“, Arjeta Mjeku në ka folur lidhur me çështjen e rritjes së çmimit të ujit, e cila javë më parë është raportuar se do të ndodhë në fund të këtij viti.

“Ne kemi bërë kërkesë për rritje të çmimit të ujit për shkak të shpenzimeve operative, shumë gjërave të tjera, por ka mbetur autoriteti rregullator për shërbimet e ujit të vendos se a do të ketë apo jo rritje të çmimit të ujit dhe gjithçka mbetet tek ta”, tha ajo për rtv21.

Mjeku përmendi edhe shumë e borxheve të cilat i kanë qytetarët “KRU Prishtinës“.

“Uji nuk ka qenë i shtrenjtë, por produkti më i lirë dhe më i vlefshëm që e kemi në Kosovë, uji është më i liri, por qytetarët edhe pse e mbajmë kështu 45 milionë euro janë borxhet”.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark