Insajderi
Sport

Milani në kërkim të përforcimeve në mbrojtje, tre emra në listë

Insajderi
23 December 2025 - 14:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Milani në kërkim të përforcimeve në mbrojtje, tre emra në listë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

AC Milan po planifikon të forcojë repartin e mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të janarit dhe ka përpiluar një listë me tre objektiva kryesorë: Federico Gatti, Milan Skriniar dhe Eric Dier.

Megjithatë, transferimi i Federico Gattit paraqitet shumë i vështirë.

Mbrojtësi italian ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2030 dhe konsiderohet një pjesë kyçe e projektit afatgjatë të bardhezinjve.

Pavarësisht marrëdhënies shumë të mirë mes Gattit dhe trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri, Juventusi nuk pritet të heqë dorë lehtë nga shërbimet e tij.

Edhe pista që çon te Milan Skriniar duket e komplikuar, pasi gjasat që mbrojtësi sllovak të largohet nga Fenerbahçe në janar janë të vogla.

Nga ana tjetër, Eric Dier ngre pikëpyetje serioze për shkak të problemeve fizike që ka hasur këtë sezon te Monaco, çka ka shtuar rezervat brenda drejtuesve kuqezi për një transferim të mundshëm.

Ndërkohë, David Odogu nuk ka arritur të gjejë hapësirat e duhura te Milani që prej transferimit të tij gjatë verës.

Sipas raportimeve të fundit, klubi po shqyrton mundësinë që ai të largohet në formë huazimi gjatë afatit kalimtar së janarit, në mënyrë që të fitojë më shumë minuta dhe eksperiencë. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark