Insajderi
Lajme

Gjobë deri në ndjekje penale, ndalohet peshkimi i koranit në Liqenin e Ohrit

Insajderi
23 December 2025 - 15:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjobë deri në ndjekje penale, ndalohet peshkimi i koranit në Liqenin e Ohrit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia kufitare në bashkëpunim me atë të rendit dhe organizatën e peshkimit në Pogradec, po monitorojnë ndalimin e peshkimit të koranit përgjatë muajve dhjetor dhe janar, që përkon me periudhën e shumimit të këtij peshku. Nga kontrollet këtij viti janë konstatuar raste sporadike të peshkimit të paligjshëm, ndërsa ndëshkimet variojnë nga gjobë deri në ndjekje penale.

Përgjatë gjithë muajit dhjetor varkat e peshkimit në qytetin e Pogradecit i shikon në breg të liqenit të përmbysura, pasi në këtë muaj dhe gjatë muajit janar është ndaluar peshkimi I koranit  për shkak se përkon me periudhën e shumimit të këtij peshku që ka habitatin e tij në liqenin e Ohrit.

Ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit, ndalimi i peshkimit duket se po respektohet në masë, sa nga ndërgjegjësimi aq edhe nga masat e gjobave, gjë të cilën e konfirmojnë edhe kontrollet e kryera ne bashkëpunim me organizatën e peshkimit Pogradec.

Ndalimi i peshkimit duket se ka ndikuar edhe në tregun e shitjes së koranit ku aktualisht ka mungesë të peshkut të freskët të sapo kapur.

Gjatë kësaj periudhe, 70 peshkatarët janë të autorizuar për mbledhjen e vezëve të koranit. Ato trajtohen në inkubatorin e Linit dhe më pas, në periudhën e vjeshtës, lëshohen në liqen në formën e koranëve të vegjël, si pjesë e procesit të ripopullimit të Liqenit të Ohrit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark