Insajderi
Lajme

AUV largon nga tregu qumështin ‘Aptamil’

Insajderi
23 December 2025 - 17:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
AUV largon nga tregu qumështin ‘Aptamil’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) ka njoftuar opinionin publik se, përmes Komisionit Evropian dhe Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar një njoftim për një rrezik serioz që lidhet me produktin ushqimor qumësht APTAMIL.

Sipas njoftimit të AUV, në këtë produkt është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus, e cila mund të paraqesë rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Për këtë arsye, është kërkuar tërheqja e menjëhershme e produktit nga tregu.

“Duke marrë parasysh se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për gjurmueshmërinë dhe tërheqjen nga tregu të produktit APTAMIL me lot nr. 111444865, i importuar nga Mbretëria e Holandës nga kompania UNION SH.P.K., Vushtrri”, thuhet në njoftimin e AUV.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimor, duke zbatuar masa parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim që konsumatorëve në Republikën e Kosovës t’u garantohet ushqim i sigurt, i shëndetshëm dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë ushqimor”. /Insajderi.org/



OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark