Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim për anulimin e plotë të konkursit për rekrutimin e 21 prokurorëve të shtetit në Prokuroritë Themelore të Kosovës, i shpallur më 30 prill 2025.
Sipas vendimit të siguruar nga Insajderi, KPK ka konstatuar një sërë parregullsish procedurale dhe mospërputhje me kriteret dhe standardet e përcaktuara në Rregulloren për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit.
Në arsyetim thuhet se parregullsitë kanë ndikuar drejtpërdrejt në barazinë e kandidatëve, integritetin dhe kredibilitetin e procesit të rekrutimit, duke e bërë të pamundur vazhdimin e procedurës në formën aktuale.
Lidhur me këtë çështje, në kushte anonimiteti është deklaruar për Gazetën Insajderi njëri nga kandidatët për prokurorë të rinj. Personi në fjalë (emër i njohur për redaksinë) tha se KPK anuloi konkursin për prokurorë të rinj për interesa personal.
“Një proces që zgjati rreth shtatë muaj, gjatë të cilit shumë kandidatë u keqtrajtuan. Shumë prej tyre humbën edhe pushimet me familjet e tyre, ndërsa tani po humbin shpresën për një trajtim dinjitoz dhe për një të drejtë tashmë pothuajse të fituar. Një vendim pa bazë ligjore, pa arsyetim konkret dhe, më skandalozja, një vendim që u mohon edhe të drejtën elementare për ankesë. Një sistem drejtësie që nuk lejon as të paktën një ankesë, çfarë mund të garantojë më shumë?“, deklaroi ai.
Vendimi i plotë: