Insajderi
Lajme

Gjeneral Hazrolli me fjalë prekëse për bashkëluftëtarët e tij: I kishim familjarët më të afërt

Insajderi
23 December 2025 - 18:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjeneral Hazrolli me fjalë prekëse për bashkëluftëtarët e tij: I kishim familjarët më të afërt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), gjeneral Gëzim Hazrolli, ka ndarë një mesazh përkujtues kushtuar luftës dhe sakrificës për liri.

Hazrolli thotë se kur flet për luftën, nuk e ka fjalën për veten, por për bashkëluftëtarët e tij, për përkushtimin, sakrificën dhe besimin që i mbajti të bashkuar në momentet më të vështira. Ai kujton ditët e dhimbjes, sakrificës dhe triumfit, duke nënvizuar se ato momente i formësuan si njerëz dhe i lidhën përjetë.

“Ka pasur ditë dhimbjeje, sakrifice e triumfi, kur e dinim se liria po afrohej. Ato çaste na formuan si njerëz dhe na lidhën përjetë. Sot, çdo fjalë që them për atë kohë është falënderim dhe përulje. Sepse liria që gëzojmë sot u ndërtua mbi guximin dhe sakrificën e shumëkujt”, ka deklaruar Hazrolli.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark