Insajderi
Lajme

Sogojeva: Përkushtimi im për veteranët dhe invalidët e UÇK-së nuk është premtim, por zotim

Insajderi
23 December 2025 - 21:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sogojeva: Përkushtimi im për veteranët dhe invalidët e UÇK-së nuk është premtim, por zotim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet në zgjedhjet parlamentare, Adnan Sogojeva, ka vizituar sot degët e Organizatës së Veteranëve të Luftës dhe Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së në Fushë Kosovë.

Gjatë takimit me kryetarët e këtyre shoqatave, Sogojeva, i cili mban numrin 95 në listën zgjedhore të PDK-së, theksoi se kjo kategori meritore e shoqërisë ka nevojë për veprime konkrete dhe jo vetëm për premtime elektorale.

Sogojva rikujtoi kontributin e tij të mëparshëm si sekretar i kësaj organizate, duke nënvizuar se angazhimi i tij për këtë kategori është i kamshëm dhe i sinqertë.

“Kjo kategori e lavdishme për shtetin tonë nuk ka nevojë për premtime, por për përkushtim të sinqertë dhe veprim konkret. Angazhimi im ndaj veteranëve dhe invalidëve të luftës nuk është i ri, kam pasur nderin të shërbej edhe si sekretar në këtë Organizatë, duke qenë gjithmonë pranë tyre, në ditë të mira e të vështira”, deklaroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark