Insajderi
Lajme

Rrahman Rama nga Mitrovica: Për PDK-në e Bedri Hamzën, Ilirida çohet gjithmonë në këmbë

Insajderi
23 December 2025 - 23:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahman Rama nga Mitrovica: Për PDK-në e Bedri Hamzën, Ilirida çohet gjithmonë në këmbë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim elektoral në lagjen “Ilirida” të Mitrovicës, bastion ky që tradicionalisht i ka qëndruar besnik këtij subjekti politik.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar takimin si “të mrekullueshëm”, duke potencuar mobilizimin e madh të qytetarëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Tutje, ai ka thënë se e gjithë lagja Iliridë ngrihet në këmbë për kandidatin e PDK’së për kryeministër, Bedri Hamzën.

“Takim i mrekullueshëm në lagjen Ilirida në Mitrovicë, aty ku gjithmonë gjejmë mbështetjen e madhe. Për PDK-në e Bedri Hamzën, Ilirida çohet gjithmonë në këmbë.  Faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark