Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Mulaj, me numër 79 në listën zgjedhore, ka bërë të ditur se ditën e sotme e ka nisur me një takim me afaristin nga diaspora, Yll Blakaj.
Mulaj ka vlerësuar lart kontributin e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit, duke theksuar se Blakaj është shembull i qartë se si mërgata shqiptare mund të luajë rol kyç në ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes Kosovës dhe vendeve evropiane.
“Sot ditën e fillova me afaristin e njohur Yll Blakaj, një emër që po shkruan histori me biznesin e tij, si në Kosovë ashtu edhe në Austri. Z. Blakaj është shembull i gjallë se si diaspora jonë mund të kontribuojë realisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke ndërtuar ura të forta bashkëpunimi mes vendlindjes dhe mërgatës. Histori suksesi që frymëzojnë dhe tregojnë se vizioni, puna dhe përkushtimi nuk njohin kufij”, thotë Mulaj.