Insajderi
Analiza

Rasti i madh i përgjimeve në Sky ECC| Insajderi sjell detaje ekskluzive për pronat e bllokuara të të dyshuarve

Insajderi
24 December 2025 - 12:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rasti i madh i përgjimeve në Sky ECC| Insajderi sjell detaje ekskluzive për pronat e bllokuara të të dyshuarve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë urdhër ndalues përfundimtar për bllokimin e pasurive të paluajtshme ndaj 25 të pandehurve për rastin e madh kundër drogës, të njohur si “Qielli i Thyer”.

Gazeta Insajderi ju sjell ekskluzivisht listën e pronave të ngrira nga ana e gjykatës në rastin e të pandehurve në aksionin e madh të anti-drogës. Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë urdhër ndalues përfundimtar për bllokimin e pasurive të paluajtshme për personat e dyshuar si vijon:

Artikull i edituar, sqarim: Pa dashje janë ngatërruar personat me mbiemrat Maqani, të cilët nuk janë të përfshirë në rast!

Abedin Gjakova: Pejë: Një parcelë bujqësore me sipërfaqe 825 m².

Armend Ismajli:

Viti (Sadovinë e Çerkezëve): Tre parcela bujqësore me sipërfaqe 2,549 m², 6,794 m² dhe 991 m².

Ferizaj (Tankosiq): Dy parcela bujqësore (976 m² dhe 389 m²) si dhe një parcelë pyjore prej 2,293 m².

Edin Berisha:

Prishtinë (Çagllavicë): Dy shtëpi (ndërtesa) me sipërfaqe 98 m² dhe 95 m².

Prishtinë (Çagllavicë): Shtatë parcela bujqësore me sipërfaqe: 218 m², 272 m², 414 m², 635 m², 1,288 m², 2,820 m² dhe 3,890 m².

Suharekë (Grejçevc): Një parcelë bujqësore me sipërfaqe 2,331 m².

Blerim Sharapolli:

Prishtinë (Matiqan): Një banesë me sipërfaqe 305 m² dhe një pjesë tjetër banese prej 88.40 m².

Prishtinë (Matiqan): Dy parcela bujqësore me sipërfaqe 400 m² dhe 600 m².

Pejë: Një parcelë bujqësore me sipërfaqe 400 m².

Erduan Ismaili:

Prishtinë (Çagllavicë): Dy parcela që shërbejnë si tokë ndërtimore me sipërfaqe 400 m² dhe 4,613 m².

Erduan Vokshi:

Prishtinë: Një pjesë e ndërtesës që shërben si garazh me sipërfaqe prej 15 m².

Elez Elezi:

Prizren: Dy parcela bujqësore me sipërfaqe 1,000 m² dhe 3,000 m².

Edona Imami:

Prishtinë: Dy banesa me sipërfaqe 100.39 m² dhe 157 m².

Graçanicë (Çagllavicë): Dy parcela (tokë) me sipërfaqe nga 500 m² secila.

Mentor Imami:

Prishtinë: Dy banesa me sipërfaqe 365 m² dhe 43.16 m².

Fushë Kosovë: Një parcelë bujqësore me sipërfaqe 1,058 m².

Graçanicë (Çagllavicë): Dy parcela (tokë) me sipërfaqe nga 500 m² secila.

Shemsi Bahtiri:

Prishtinë (Matiçan): Tri parcela bujqësore (arë) me sipërfaqe mjaft të mëdha:

Parcela e parë me sipërfaqe prej 2,000 m².

Parcela e dytë me sipërfaqe prej 2,204 m².

Parcela e tretë me sipërfaqe prej 2,500 m².

Të gjitha këto prona janë nën urdhër ndalues përfundimtar dhe u është ndaluar shitja, bartja apo tjetërsimi i tyre deri në një vendim tjetër të gjykatës.

Përveç paluajtshmërive, dokumenti liston edhe ngrirjen e disa automjeteve për të pandehurit Mentor Imami, veturë Porsche Cayenne dhe VW Golf, Blerim Sharapolli veturë BMW 730D, Edin Berisha veturë VW Golf, Elez Elezi veturë VW Touran.

Gjykata po ashtu ka marrë vendim që të ngrihen të gjitha llogaritë bankare të 25 të pandehurve (rrjedhëse, kursimeve dhe depozitave) në të gjitha bankat komerciale të Kosovës.

Gjykata argumenton se ekziston dyshimi i bazuar se këto pasuri janë fituar përmes veprave penale dhe se ekziston rreziku që ato të tjetërsohen ose të fshihen para se të merret një vendim përfundimtar nga gjykata.

Raportimet e Gazetës Insajderi për operacionin “Qielli i Thyer”:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark