Kandidati për deputet nga Nisma, Endrit Shala, i cili po garon me numrin 5 në listën zgjedhore të kësaj partie, ka përcjellë një mesazh të qartë për qytetarët. Ai ka deklaruar se Nisma po fuqizohet dhe se gjithnjë e më shumë qytetarë po rreshtohen krah saj.
“Sot gjithçka është e qartë dhe nuk ka më dilema. Qytetarët nuk po kërkojnë më fjalë, por drejtim të qartë. Zëri që po rritet çdo ditë është zëri i atyre që duan përgjegjësi në Kuvend. Ky zë nuk po bërtet, por po rreshtohet – dhe kur njerëzit rreshtohen, rrëfimet bien”, ka thënë Shala.
Ai ka shtuar se Nisma do të vazhdojë rrugëtimin e saj me qetësi dhe vendosmëri.
“Ne po vazhdojmë të qetë dhe të vendosur”, ka përfunduar ai.