Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Hekuran Hoxha, ka zhvilluar sot një takim me komandantët dhe bashkëluftëtarët e Brigadës 137 të UÇK-së në Gjakovë, duke e cilësuar këtë brigadë si “shpirtin dhe krenarinë e qytetit”.
‘Sot pata nderin të takoj komandantët e Brigadës 137 të Gjakovës Agron Kryeziu, Hekuran Hoda, Besim Vokshi, Lekë Stublla dhe Milot Roka dhe bashkëluftëtarët e tyre. I lumtur dhe krenar për guximin dhe sakrificën e tyre, sepse kjo brigadë ka qenë shpirti dhe krenaria e gjithë qytetit tonë.
Si kandidat për deputet, angazhimi dhe frymëzimi i tyre më motivojnë të punoj edhe më fuqishëm për një Kosovë më të fortë dhe të bashkuar.
Krah jush gjithmonë!’