Insajderi
Lajme

Hamza i gatshëm për përballje televizive me Albin Kurtin

Insajderi
24 December 2025 - 18:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hamza i gatshëm për përballje televizive me Albin Kurtin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza u shpreh i gatshëm për një përballje televizive me Albin Kurtin.

“Në cilëndo studio”, tha Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës.

Hamza tha se madje kjo është edhe “në të drejtën e publikut” që t’i sheh pretendentët për qeverisje të vendit tek ballafaqojnë programet dhe ofertën e tyre zgjedhore.

Dërguti: A jeni i gatshëm për debat me kundërkandidatët, në këtë rast me Albin Kurtin?

Hamza: Sigurisht se po. Në cilëndo studio televizive, jo me qëllim për ne të dy, por për publikun. Publiku ka të drejtë me na pa se çka përfaqësojmë, me çfarëd programi e vizioni e ekipe garojmë. Normalisht prej meje gjithmonë brenda suazave të respektit reciprok.


Lexo edhe...
OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark