Insajderi
Lajme

68’shi i Nismës, Afrim Selmani: Ndryshimi fillon nga gratë dhe nga përfshirja e tyre e drejtpërdrejtë në politikë

Insajderi
24 December 2025 - 20:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
68’shi i Nismës, Afrim Selmani: Ndryshimi fillon nga gratë dhe nga përfshirja e tyre e drejtpërdrejtë në politikë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet me numer 68 nga Nisma Socialdemokrate, Afrim Selmani, ka takuar sot gratë që janë pjesë e kësaj partie.

Ai atje përmendi rëndësinë e përfshirjes së grave në politikë.

“Sot, u takuam me gratë e Nisma Socialdemokrate, duke konfirmuar se ndryshimi fillon nga gratë dhe nga përfshirja e tyre e drejtpërdrejtë në politikë. Gratë janë zëri i barazisë, i drejtësisë sociale dhe i politikave që i shërbejnë familjes, punës dhe mirëqenies. Nisma Socialdemokrate hyn në këtë fushatë me bindjen e qartë se pa gra të fuqizuara nuk ka zhvillim të qëndrueshëm. Bashkë, të organizuar dhe të vendosur, do ta sjellim ndryshimin që vendi ka nevojë. Koha për veprim është tani. Koha për drejtësi sociale është tani”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark