Insajderi
Lajme

Selmanaj për 100 eurot e ndara nga Kurti: Ryshfet elektoral, po e blen votën me para publike

Insajderi
25 December 2025 - 10:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Selmanaj për 100 eurot e ndara nga Kurti: Ryshfet elektoral, po e blen votën me para publike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pasi që kandidati për kryeministër, Albin Kurti, njëherësh edhe kryeministër në detyrë, ka marrë vendim që të ndajë 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.

Selmanaj ka thënë se ky veprim është korrupsion elektoral dhe se Kurti po e blen votën me paratë publike.

“Ndarja e 100 eurove gjatë fushatës zgjedhore është korrupsion elektoral. Pikë. Albin Kurti dhe qeveria e tij po bëjnë atë që dikur e quanin krim: blerjen e votës me para publike. Kur pushteti rrezikohet, parimet harrohen. Albin Kurti duket se e ka bërë llogarinë: sa kushton qytetari kosovar në prag zgjedhjesh”, ka thënë ai.

“Përgjigjja e tij është e thjeshtë dhe fyese: 100 euro. Këto 100 euro nuk janë ndihmë sociale. Janë ryshfet elektoral, i financuar nga buxheti i shtetit. Në vend që paratë publike të investohen në zhvillim, punësim apo projekte me dobi afatgjatë, ato shpërndahen për interes elektoral të momentit”, vijon reagimi i Selmanajt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark