Insajderi
Zgjedhjet 2026

PDK shtyp programin në alfabetin Braj, hap konkret për përfshirje dhe barazi sociale

Insajderi
25 December 2025 - 11:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK shtyp programin në alfabetin Braj, hap konkret për përfshirje dhe barazi sociale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike e Kosovës ka ndërmarrë një hap domethënës në fushatën zgjedhore, duke shtypur programin politik “Bashkë. Përpara.” edhe në alfabetin Braj, si shenjë e përkushtimit për përfshirje reale të kategorive më të ndjeshme të shoqërisë.

Ky veprim u mundëson personave me aftësi të kufizuara në shikim që të kenë qasje të drejtpërdrejtë në programin, zotimet dhe vizionin e Bedri Hamza, kryetarit dhe kandidatit të Partia Demokratike e Kosovës për Kryeministër.

PDK vlerëson se transparenca, barazia në informim dhe pjesëmarrja aktive janë themel i një demokracie funksionale. Duke garantuar qasje të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht aftësive të tyre, PDK synon një shoqëri më gjithëpërfshirëse, më të drejtë dhe më humane, ku askush nuk lihet pas në proceset politike dhe vendimmarrëse.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark