Insajderi
Lajme

Mulaj viziton afaristin nga diaspora: Do të angazhohem në Kuvend që ky shembull të shërbejë si nxitje edhe për shumë të tjerë

Insajderi
25 December 2025 - 15:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mulaj viziton afaristin nga diaspora: Do të angazhohem në Kuvend që ky shembull të shërbejë si nxitje edhe për shumë të tjerë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besim Mulaj, ka vizituar Refki Zogajn, afarist i suksesshëm nga Sllovenia.

Mulaj ka thënë se u zotua që do të angazhohet në Kuvendin e Kosovës që shembulli i Refki Zogaj të shërbejë si nxitje edhe për shumë të tjerë nga diaspora.

“Kisha kënaqësinë të vizitoj një tregim të vërtetë suksesi që vjen nga Sllovenia – Refki Zogaj, pronar i biznesit Agronomi dhe kryetar i Qendrës së Biznesit në Suharekë. Përvoja e tij përbën një pasuri të çmuar për gjeneratat e reja dhe një model që meriton të ndiqet. I premtova se do të angazhohem në Kuvendin e Kosovës që ky shembull të shërbejë si nxitje edhe për shumë të tjerë nga diaspora”, ka thënë Mulaj.

“Sfidat kanë qenë të jashtëzakonshme, por me përkushtim, punë të palodhur dhe vizion të qartë, Zogaj ka arritur t’ia dalë me sukses”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark