Insajderi
Zgjedhjet 2026

Besim Hasani: Angazhimi im do të jetë në shërbim të sportit, zhvillimit dhe kategorive të dala nga lufta

Insajderi
25 December 2025 - 15:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Besim Hasani: Angazhimi im do të jetë në shërbim të sportit, zhvillimit dhe kategorive të dala nga lufta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Besim Hasani, ka deklaruar se zotimet dhe premtimet e dhëna qytetarëve do të jenë udhërrëfyesi i angazhimit të tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në një mesazh të publikuar në rrjete sociale, Hasani ka theksuar se fokusi i tij do të jetë mbështetja e komunitetit të sportit, zhvillimi i vendit, si dhe përkrahja e kategorive të dala nga lufta.

“Angazhimi im do të jetë të ndihmoj komunitetin e sportit, të ndihmoj në zhvillimin e vendit, e po ashtu edhe kategoritë e dala nga lufta,” ka deklaruar Hasani në një video të shpërndarë në statusin e tij.

Ai ka bërë të ditur se në qendër të veprimit të tij politik do të jetë edhe programi i kandidatit për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, të cilin e ka cilësuar si një program me rëndësi të veçantë për mirëqenien e qytetarëve.

“Në fokusin tim do të jetë programi i Bedri Hamzës, një program jashtëzakonisht në funksion të rregullimit të mirëqenies së qytetarëve,” ka shtuar Hasani.

Hasani ka përfunduar mesazhin e tij me thirrjen për bashkim dhe ecje përpara, duke ritheksuar vizionin e PDK-së për zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz të qytetarëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark