Insajderi
Lajme

Prof. Dr. Ferid Agani: Kosova nuk ecën përpara pa reformë të thellë në shëndetësi

Insajderi
25 December 2025 - 16:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prof. Dr. Ferid Agani: Kosova nuk ecën përpara pa reformë të thellë në shëndetësi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në tubimin zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të mbajtur dje në Gjilan, Prof. Dr. Ferid Agani ka paraqitur qëndrimin e tij të qartë për reformimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Ai theksoi se, bashkë me kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, kanë marrë vendim të prerë që shëndetësia të reformohet në themel, duke e shndërruar atë në një sistem funksional, të drejtë dhe të menaxhuar profesionalisht.

Sipas Aganit, reformat përfshijnë transformimin e SHSKUK-së në ndërmarrje publike të nivelit qendror, funksionalizimin e Sistemit të Informimit Shëndetësor, forcimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore si dhe ndërtimin e Qendrës së Re Klinike Universitare të Kosovës, e cila do të krijojë kushte për kthimin e profesionistëve shëndetësorë dhe ndaljen e largimit të të rinjve nga vendi.

“Me vlera, me dije dhe me vendosmëri, ky ndryshim është i mundur. Këtë rrugë e kam nisur para më shumë se dhjetë vitesh dhe tani është koha ta përfundojmë bashkë”, u shpreh Prof. Dr. Ferid Agani para qytetarëve të Gjilanit dhe Anamoravës dhe gjithë qytetarët e Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark