Insajderi
Insporti

Pulisic dhe Sydney Sweeny, thashethemi që po ‘çmend’ Italinë por që po ngrys SHBA

Insajderi
25 December 2025 - 16:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pulisic dhe Sydney Sweeny, thashethemi që po ‘çmend’ Italinë por që po ngrys SHBA
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Periudha e festave të fundvitit mbart me vete edhe ndjenjat pozitive dhe romanticizmit. Së fundmi, protagonistë të thashethemeve që kanë nisur në Itali dhe SHBA janë Christian Pulisic dhe Sydney Sweeny.

Futbollisti po bën shumë mirë te Milan, por në vendin e tij ai është një yll i vërtetë. Ndërsa aktorja u bë e famshme falë serialit ‘Euphoria’ edhe pse në SHBA nuk e duan aq shumë.

Zërat për një lidhje mes tyre, në fakt nisën në Itali, por që kanë shkuar edhe përtej oqeanit Atlantik. Gjithcka doli në faqen e Instagramit me emrin “DNA Bomber” duke gjeneruar një lumë komentesh, reagimesh dhe memesh në Itali për t’u bërë shumë shpejt viral në të gjitha platformat sociale.

Për momentin nuk ka asnjë konfirmim, por tashmë lajmi po diskutohet. Në Itali, e gjithë kjo po përjetohet me entuziazëm, por në SHBA jo dhe aq edhe për shkak se 27 vjecarja së fundmi ka qenë në qendër të polemikave për një spot, i cili sipas disa personave ngrinte në qiell stereotipin e feministëve. Por jo vetëm kaq, si Pulisic ashtu edhe Sydney Sweeny duket se në të vërtetë janë tashmë në lidhje të tjera.

Futbollisti i Milanit në 2024 kishte nisur një lidhje me golfisten Alexa Melton, fotoja e fundit e tyre së bashku daton në qershor. Ndërsa aktorja, pas mbylljes së historisë me Jonathan Davino, është përforlur për nisjen e një lidhje me sipërmarrësin Scooter Braun në fillim të muajit nëntor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark