Insajderi
Zgjedhjet 2026

Fadil Geci, nr. 33, merr mbështetje të madhe në Shtime, Lipjan dhe Prishtinë për LDK 123

Insajderi
25 December 2025 - 21:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fadil Geci, nr. 33, merr mbështetje të madhe në Shtime, Lipjan dhe Prishtinë për LDK 123
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Geci, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e qytetarëve gjatë vizitave në Shtime, Lipjan dhe Prishtinë, Dega IV.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Geci tha se atmosfera në takime ka qenë e jashtëzakonshme dhe mbështetja për LDK-në dhe kandidatin për deputet nr. 33 ishte e fuqishme.

“Shtimja, Lipjani dhe Prishtina Dega IV treguan përkrahje të madhe dhe të palëkundur për LDK-në. Atmosferë e jashtëzakonshme dhe mbështetje e fuqishme për LDK 123 dhe për kandidatin për deputet Fadil Geci, nr. 33”, shkroi ai.

Ai falënderoi qytetarët për energjinë dhe besimin e treguar në këtë përkrahje për partitë dhe kandidatët e LDK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark