Insajderi
Lajme

Bedri Hamza sqaron se kur nisi ura që u promovua nga Kurti

Insajderi
25 December 2025 - 23:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bedri Hamza sqaron se kur nisi ura që u promovua nga Kurti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, sqaroi punën e urës në Mitrovicë.

Ai theksoi se pa dhënë leje Komuna e Mitrovicës “nuk do ndërtoheshin urat”.

“E vërteta për urat në Mitrovicë është kjo, ura që u promovu tash ka qenë pjesë e projektit të Liqenit Akumulues në Mitrovicë. Projekt që po ndërtohet me faza, ka fillu më herët. Pjesa lartë është financu prej nivelit qëndror, fillimin e ka pas kur kam qenë Ministër i Financave. Ka vazhdu shëtitore, në dy anët e lumit…”, sqaroi Hamza në Pressing të T7.

Duke treguar që projektin e ka kryer pa “zhurma e pa drama”, duke shtuar se “është projekt i komunës së Mitrovicës së Jugut”.

Ndërsa, te ura te palestra sportive tha se ka “qenë z.Kurti në vizitë dhe e ka pritë në zyrë”.

Duke shtuar “se kush thotë ndryshe nuk e flet të vërtetën”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark