Insajderi
Lajme

Në ditën e zgjedhjeve, angazhohen rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial

Insajderi
26 December 2025 - 12:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në ditën e zgjedhjeve, angazhohen rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria e Shtetit ka përmbyllur të gjitha përgatitjet për mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor, me synimin për të siguruar një proces zgjedhor të rregullt dhe të besueshëm.

Në një njoftim të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit bëhet e ditur se gjatë ditës së zgjedhjeve do të jenë të angazhuar rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial. Ata do të shpërndahen në të gjithë territorin e vendit dhe do të qëndrojnë në detyrë deri në përfundim të procesit, për të reaguar dhe vepruar ndaj çdo shkeljeje apo parregullsie të mundshme që mund të paraqitet gjatë votimit.

“Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”, u tha në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark