Insajderi
Lajme

Armend Zemaj: Nesër mbahet votimi në 29 përfaqësi diplomatike të Kosovës, votoni shpresën

Insajderi
26 December 2025 - 13:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Armend Zemaj: Nesër mbahet votimi në 29 përfaqësi diplomatike të Kosovës, votoni shpresën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës në mërgatë që të marrin pjesë në procesin e votimit, i cili do të mbahet nesër në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

Ai ka ftuar votuesit që të mbështesin Lidhjen Demokratike të Kosovës me numrin 123, duke theksuar se vetëm dy ditë e ndajnë Kosovën nga një qeverisje e re me integritet, përgjegjësi dhe shpresë.

“Nesër mbahet votimi në 29 përfaqësi diplomatike të Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës. Votoni për LDK123 Votoni Shpresën Andaj edhe vetem dy ditë na ndajnë prej një qeverisjeje me integritet, përgjegjësi dhe shpresë. Të bashkuar për Kosovën ton”, ka shkruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark