Insajderi
Lajme

Hetimi për Ballukun, SPAK kontrolle te biznesmenët që kanë fituar tendera në Unazën e Tiranës

Insajderi
26 December 2025 - 14:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hetimi për Ballukun, SPAK kontrolle te biznesmenët që kanë fituar tendera në Unazën e Tiranës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria e Posaçme vijon kontrollet në kuadër të hetimeve për numrin dy të qeverisë Belinda Balluku dhe personat e tjerë të hetuar në këtë dosje.

Burime të Top Channel konfirmojnë se kontrollet janë bërë me vendim të GJKKO-së pas kërkesës së SPAK, dhe pjesë e kontrolleve kanë qenë edhe biznesmenë të cilat kanë fituar tendera për lotet e Unazës.

Mësohet se kontrollet e SPAK janë përqendruar në 3-4 kompani të cilat kanë marrë shumicën e tenderave të Ministrisë së drejtuar prej Ballukut, mes të cilave edhe kompani që kanë marrë koncensione me vlerë miliona euro.

Deri tani nuk konfirmohet për masa sigurie, ndërsa kontrollet po mbështeten nga Policia e Shtetit. Në dosjen drejtuar Parlamentit ku kërkon leje për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, Prokuroria e Posaçme thotë se numri dy i i qeverisë ka kryer veprën e shkeljes së barazisë edhe në gjashtë tendera të tjerë sa I përket Unazës së Tiranës.

“Ne lidhje me këto procedura prokurimi të tjera, janë evidentuar veprime të kundërligjshme të shtetases Belinda Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Evis Berberi, të cilët kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për operatorët fitues të procedurës së prokurimit”, thuhet në kërkesën e SPAK./TCh/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark