Insajderi
Lajme

Burim Ramdani: Programi ynë në mbrojtje e siguri është i pakrahasueshëm

Insajderi
26 December 2025 - 14:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Burim Ramdani: Programi ynë në mbrojtje e siguri është i pakrahasueshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani me numrin 11, tha se programi i AAK-së në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë është i pakrahasueshëm.

Ramadani ka ftuar qytetarët që ta mbështesin Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me numrin 129, duke theksuar se vetëm përmes votës qytetare ky program mund të vihet në zbatim.

“Programi ynë në mbrojtje e siguri është i pakrahasueshëm. Ju ftoj të na votoni #AAK129 për të na dhënë mundësinë që ta zbatojmë këtë program. Sepse, mbrojtja e siguria janë prioriteti ynë. Është baza për qëndrueshmërinë e shtetit tonë. Kemi ekspertizën dhe programin më të mirë. Kam parë e analizuar programet tjera në këtë fushë dhe jam krenar që koncepti ynë është i pakrahasueshëm. Ne jemi në krah të mbrojtjes e sigurisë së shtetit”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark