Insajderi
Lajme

IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal

Insajderi
26 December 2025 - 15:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të vaksinohen kundër gripit sezonal, si masa më efektive për parandalimin e sëmundjes dhe komplikimeve të saj.

IKSHPK përmes një postimi në Facebook, thotë se gjatë javëve të fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e rasteve me grip dhe infeksione respiratore, e shoqëruar me rritje të numrit të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe hospitalizim.

“Vaksinimi ndihmon në uljen e rrezikut të formave të rënda të sëmundjes, si dhe në mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara, përfshirë të moshuarit, fëmijët, personat me sëmundje kronike, si dhe të gjithë personat nga mosha 6 muaj e lart që dëshirojnë të mbrohen nga gripi dhe komplikimet e tij.

IKShPK u bën thirrje qytetarëve që, së bashku me familjarët e tyre, të drejtohen pranë qendrave të mjekësisë familjare për t’u vaksinuar.

Parandalimi është hapi më i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në njoftimin e IKSHPK në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark