Insajderi
Show

Vesa Vllasaliu publikon videon e parë të Mirlind Dakut me vajzën e tyre

Insajderi
26 December 2025 - 17:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vesa Vllasaliu publikon videon e parë të Mirlind Dakut me vajzën e tyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, dhe partnerja e tij, Vesa Vllasaliu, ditë më parë dhanë publikisht lajmin e gëzueshëm se janë bërë prindër për herë të parë.

Ky moment i veçantë shënoi një kapitull të ri dhe shumë emocionues në jetën e çiftit.

Prindërit e rinj zbuluan gjithashtu se vajza e tyre quhet Miresa, një emër unik që përçon një lidhje simbolike me emrat e tyre.

Deri më tani, çifti nuk kishte ndarë asnjë imazh krah vajzës së tyre.

Megjithatë, Vesa vendosi të ‘thyente akullin’. Ajo publikoi një video shumë të ëmbël në rrjetet sociale, ku Mirlindi shfaqet për herë të parë në rolin e babait, duke mbajtur në krahë vajzën e tij, raporton Telegrafi.

Pamja ka përcjellë shumë dashuri dhe emocione tek ndjekësit e tyre, duke i dhënë publikimit një nuancë shumë të ngrohtë dhe intime.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark