Insajderi
Botë

Vuçiq: SHBA e Turqia po e armatosin Kosovën

Insajderi
26 December 2025 - 19:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vuçiq: SHBA e Turqia po e armatosin Kosovën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po e armatos Kosovën, duke thënë se në krejt këtë sipas tij është përfshirë edhe Turqia.

Ai më 24 dhjetor ka thënë për mediat serbe , se një gjë e tillë “paraqet kërcënim për Serbinë dhe integritetin e saj territorial.”

“Amerikanët po i armatosin hapur dhe pa mëdyshje shqiptarët në Kosovë. Për Turqinë të mos flas… Më nuk janë kurrfarë problemi porositë për obus 105 milimetra dhe gjithë tjerat, me të vetmin qëllim: kërcënimin e drejtpërdrejtë të Serbisë dhe integritetit të saj territorial, dhe sulmi ndaj popullsisë civile dhe strukturave ushtarako-policore të Serbisë”, ka thënë Vuçiq.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark