Visar Ymeri dhe Rexhep Selimi shpallen të pafajshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Visar Ymeri dhe Rexhep Selimi shpallen të pafajshëm

    Insajderi
    25 April 2016 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvndosje dhe deputeti Rexhep Selimi janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për akuzat e rrahjes së deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

    Ata akuzoheshin se në vitin 2012 kishin filluar një fjalosje me Bekim Haxhiun, dhe me qëllim të shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore sulmuan dhe goditën të Haxhiun.

    Deputeti Haxhiu në këtë rast gjyqësor është në cilësinë e të dëmtuarit.

    Përleshja në mes të deputetëve kishte ndodhur në vitin 2012 në dalje të objektit të Kuvendit të Kosovës.

    Atë kohë, deputeti Rexhep Selimi kishte thënë se në mes të deputetëve ka ndodhur vetëm një konflikt i vogël.

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark