Insajderi
Lajme

IPK publikon përmbledhjen e vitit 2025: Kaq persona u arrestuan dhe mbi 2 mijë ankesa të trajtuara

Insajderi
26 December 2025 - 22:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
IPK publikon përmbledhjen e vitit 2025: Kaq persona u arrestuan dhe mbi 2 mijë ankesa të trajtuara
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar përmbledhjen e aktiviteteve për vitin 2025, duke bërë të ditur se gjatë këtij viti (deri më 26 dhjetor) ka pranuar dhe menaxhuar gjithsej 2,480 ankesa, që përbën mbi 20 për qind më shumë krahasuar me vitin 2024.

Sipas të dhënave zyrtare, nga këto ankesa:

1,753 ankesa janë klasifikuar si shkelje disiplinore dhe janë përcjellë për trajtim në Policinë e Kosovës,

717 ankesa janë dërguar në Departamentin e Hetimeve të IPK-së nën dyshimin për vepra penale,

pjesa tjetër është adresuar në institucione të tjera përkatëse.

47 të arrestuar gjatë vitit 2025

IPK bën të ditur se gjatë vitit 2025 ka arrestuar gjithsej 47 persona, prej të cilëve:

41 janë punonjës të Policisë së Kosovës,

6 janë qytetarë.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe IPK ka:

dhënë 129 rekomandime për suspendim,

2 rekomandime për transfer,

dorëzuar në prokurori 110 kallëzime penale,

36 raporte të veçanta dhe

85 raporte informuese.

Veprat penale më të shpeshta

Pesë veprat penale më të shpeshta të hetuara gjatë vitit 2025 nga IPK janë:

Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare,

Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar,

Rrezikim i trafikut publik,

Lëndim i lehtë trupor,

Kanosje.

Inspektime dhe rekomandime

Gjatë vitit 2025, IPK ka realizuar 12 inspektime (5 të rregullta dhe 7 të jashtëzakonshme), nga të cilat janë nxjerrë 76 rekomandime për përmirësimin e performancës policore. Inspektimet kanë përfshirë fusha si menaxhimi i dhunës në familje, përdorimi i teknologjisë në trafik, trajtimi i narkotikëve, ekzekutimi i urdhëresave gjyqësore dhe administrimi i qendrave të ndalimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark