Insajderi
Zgjedhjet 2026

Presidentja e ALDE, Svenja Hahn, mbështet Bedri Hamzën dhe PDK-në: Kosovës i duhet lidership që bashkon dhe sjell stabilitet (Video)

Insajderi
27 December 2025 - 11:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Presidentja e ALDE, Svenja Hahn, mbështet Bedri Hamzën dhe PDK-në: Kosovës i duhet lidership që bashkon dhe sjell stabilitet (Video)
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), ALDE, Svenja Hahn, ka shprehur mbështetjen e saj për Bedri Hamzën dhe Partinë Demokratike të Kosovës, duke theksuar se Kosova ndodhet në një moment vendimtar të rrugëtimit të saj demokratik.

Në videomesazhin e saj, Hahn vlerëson se çdo demokraci ka nevojë për stabilitet, unitet dhe miq të fortë e të besueshëm, duke nënvizuar se e ardhmja e Kosovës varet nga një udhëheqje që di t’i bashkojë njerëzit, të qeverisë me përgjegjësi dhe të forcojë partneritetet me Evropën dhe komunitetin ndërkombëtar.

Ajo thekson se Bedri Hamza është një lider me përvojë, me dorë të sigurt dhe me bilanc të dëshmuar në shërbimin publik, i cili e kupton rëndësinë e stabilitetit ekonomik, forcimit institucional dhe vlerave demokratike.

Sipas Hahn, PDK dhe Bedri Hamza janë të përkushtuar ndaj dialogut, bashkëpunimit dhe një të ardhmeje evropiane për Kosovën. “Kosova meriton një udhëheqje që bashkon dhe që sjell rezultate”, përfundon presidentja e ALDE, duke konfirmuar mbështetjen e familjes liberale evropiane për vizionin dhe lidershipin e Bedri Hamzës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark