Insajderi
Lajme

Bekim Sopaj: Mërgimtarët mbesin shtylla kryesore e zhvillimit të Kosovës

Insajderi
27 December 2025 - 12:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bekim Sopaj: Mërgimtarët mbesin shtylla kryesore e zhvillimit të Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga PDK me numër 104, Bekim Sopaj, ka zhvilluar një takim me mërgimtarë.

Ai ka vlerësuar rolin e tyre si të pazëvendësueshëm për Kosovën, si para ashtu edhe pas luftës.

Ai ka shtuar se sot mërgata po luan një rol të ri dhe të rëndësishëm përmes investimeve direkte.

“Sot, ata po investojnë në Kosovë, po hapin biznese dhe po e lidhin vendin tonë me tregjet ndërkombëtare përmes eksporteve. Mërgimtarët e duan zhvillimin, e duan një Kosovë të fortë dhe e duan Kryeministër Bedri Hamzën njeriun e vizionit, të punës dhe të besimit”, shkroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark