Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Kreshnik Smajlaj, ka bërë thirrje që votuesit t’i japin votë edhe Lahi Brahimajt.
Duke postuar një fotografi të përbashkët, Kresha u shpreh se kushdo që e voton atë, do ta nderonte nëse e voton edhe Brahimajn, të cilin në shenjë respekti e quajti “dajë”.
“Ju faleminderit për përkrahjen që më keni dhënë që nga fushata e zgjedhjeve lokale e deri më sot. Të dielën jam kandidat për deputet nga AAK me numrin 56. Si shef i shtabit në Prishtinë fokusin tim e kam patur për punën vetëm në kryeqytet. Kushdo që më voton mua, do të më nderonit nëse do votonit edhe dajën Lahi, 90-shin në listë.Numrat 56 dhe 90 janë zgjedhja juaj, por edhe adresë në emrin tim kudo dhe kurdo”, tha ai.