Insajderi
Lajme

KQZ: Deri tani kanë votuar 7 mijë e 79 persona në përfaqësitë diplomatike

Insajderi
27 December 2025 - 14:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KQZ: Deri tani kanë votuar 7 mijë e 79 persona në përfaqësitë diplomatike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka dhënë detaje për daljen në votime të votuesve të cilët janë regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

Elezi ka thënë se nga 19 mijë e 187 votues të regjistruar deri tani  kanë votuar 36.89 % apo 7 mijë e 79 votues.

Ai ka thënë se s’është raportuar për ndonjë problem serioz gjatë procesit të votimit, përveç disa paqartësive që lidhen me procedurat dhe dokumentat për votim.

“Deri më tani s’ka ndonjë pengesë që do ta dëmtonte integritetin e votimit. Ka ndoshta paqartësi rreth votimit e procedurave. Por jemi në kontakt dhe po jepen udhëzime vazhdimisht”, ka deklaruar Elezi.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe do të jenë të hapura deri në orën 7 të mbremjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark