Insajderi
Lajme

Hamza bashkë me PDK-në shkojnë për ngushëllime në familjen Salih Mustafës

Insajderi
27 December 2025 - 16:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hamza bashkë me PDK-në shkojnë për ngushëllime në familjen Salih Mustafës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i PDK, njëherit kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza ka qenë për ngushëllime në familjen Mustafa për shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta e Jahja Mustafës, babait të Salih Mustafës – Cali.

Hmaza ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e PDKs-ë për familjen Maustafa.

“Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, i shoqëruar nga shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor, Memli Krasniqi, sekretarja e përgjithshme Vlora Çitaku, zyrtarë të partisë dhe kandidatë për deputetë, sot ka qenë për ngushëllime në familjen Mustafa, për të shprehur ngushëllimet më të sinqerta me rastin e ndarjes nga jeta të Jahja Mustafës, babait të Salih Mustafës. Në këto momente të rënda, kryetari Hamza shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës për familjen Mustafa, duke ndarë dhimbjen për humbjen e më të dashurit të tyre”, shkruhet në njoftimin e PDK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark