Insajderi
Zgjedhjet 2026

Albana Bytyqi: Mbështetja e të rinjve e bën fitoren të padiskutueshme

Insajderi
27 December 2025 - 19:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Albana Bytyqi: Mbështetja e të rinjve e bën fitoren të padiskutueshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Albana Bytyqi, e cila garon me numrin 6 në listë, ka vijuar angazhimet e saj në kuadër të fushatës zgjedhore, duke zhvilluar takime të shumta në terren.

Gjatë këtyre takimeve, Bytyqi ka deklaruar se ka marrë mbështetje të fuqishme nga të rinjtë, për të cilën ka shprehur falënderime të veçanta. Ajo ka theksuar se përkrahja e tyre e ka bërë të ndihet e motivuar dhe e përmbushur gjatë gjithë fushatës.

“Sonte, ashtu si gjatë gjithë fushatës, jam ndier e frymëzuar nga mbështetja e të rinjve. Kemi qenë bashkë, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, dhe kjo e bën fitoren të padiskutueshme”, ka deklaruar Bytyqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark