Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në Kuvend, Driton Selmanaj, u ka drejtuar një mesazh qytetarëve, duke theksuar nevojën për stabilitet politik, qeverisje të përgjegjshme dhe përfaqësim serioz institucional.
Selmanaj ka deklaruar se përvoja e tij në shërbim të shtetit i ka dëshmuar se institucionet nuk ndërtohen me improvizime, por me vendime të përgjegjshme, konsistencë, përvojë dhe llogaridhënie.
Ai ka kritikuar qeverisjen e viteve të fundit, duke vlerësuar se vendi ka pasur shumë retorikë politike dhe pak rezultate konkrete.
Ky është postimi i tij i plotë:
Të dashur e shumë të nderuar miq
Përvoja në shërbim të shtetit më ka mësuar se i njejti nuk mbahet me improvizime, por me vendime të përgjegjshme, konsistencë, përvojë dhe llogaridhënie.
Këto vite kemi parë mjaft retorikë dhe pak rezultat.
Institucionet janë lodhur, besimi është cenuar, ndërsa qytetari ka mbetur pa përfaqësim serioz.
Mbështetja që mora gjatë kësaj fushate ishte një mesazh i qartë: Kosova ka nevojë për stabilitet politik dhe maturi shtetërore dhe jo për eksperimente.
LDK është forca që ka ndërtuar institucionet dhe që di t’i rikthejë ato në funksion të qytetarit dhe vendit.
Bashkë me LDK- në, jam i gatshëm edhe unë ta vë sërish përvojën time në shërbim të vendit, me integritet, përgjegjësi dhe pa kompromis me interesin publik.
Prandaj, ju bëj thirrje që nesër të votoni LDK-në dhe të më votoni mua me numrin 25, për një përfaqësim serioz, të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.
Faleminderit për besimin dhe përkrahjen.
Kjo është përgjegjësi dhe jo premtim.